Largohen vetëm për disa orë, dikush i bën gjëmën shtëpisë së Orindës dhe Turjan Hyskës (VIDEO)
Dyshja shumë e njohur e showbiz-it, Turjan Hyska dhe Orinda Huta, janë jo vetëm partnerë në jetën reale, por edhe në emisionin “Porta e Fatit”, duke na shoqëruar çdo javë në ekran.

Tepër aktivë në rrjete sociale, ata prej kohësh na kanë treguar nëpër postime se kanë një dashuri të madhe për kafshët.

Sigurisht, në shtëpinë e tyre s’mund të mungonte një qen, të cilin e publikojnë shpesh në Instagram.

Mirëpo, miku i tyre i ngushtë duket se është revoltuar paksa, kur Orinda dhe Turi e kanë lënë vetëmshtëpi.

Në shenjë proteste, ai i ka shkatërruar shtëpinë, duke grisur letra e duke hedhur çdo gjë përtokë.

Kur Turi ka hyrë në shtëpi, ka parë “katastrofën” e krijuar dhe s’ka vonuar ta ndajë skenën me ndjekësit e tij në Instagram.

“Guxoni dhe më lini vetëm herë tjetër!”- shkruan Turi, si për të treguar “fjalët” që mund të thoshte qeni i tij.

Nëse keni qen në shtëpi, duhet ta kuptoni mirë këtë skenë xhelozie!
Shtuar më 16/09/2019, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori