Lamtumirë Nadia!
Një numër i madh njerëzish kanë rrethuar katedralen në qendër të Breshias në Itali për të nderuar kujtimin e Nadia Toffa-s, prezantueses së njohur italiane, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë duke humbur luftën me sëmundjen e kancerit.

Toffa ishte kthyer në një simbol të luftës kundër kancerit për shkak të qendresës dhe besimit se do t'ia dilte duke u bërë një frymëzim për gratë e tjera që ndodheshin në gjendjen e saj.

Nadia ndërroi jetë tre ditë më parë duke lënë pas mesazhet e saja të forta të qendresës dhe luftës ndaj kësaj sëmundjeje. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori