Khamenei i Iranit kërcënoi Shqipërinë? Flet ish- kreu i SHISH

I ftuar në ABC e mëngjesit”, ish – kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur për përplasjen mes SHBA-së dhe Iranit.

“Shqipëria është më e gatshme për të dëgjuar këshillat e SHBA-së. Jemi aleatë të mirë të Amerikës, te ne amerikanët kanë gjetur një zgjidhje për çështjen e muxhahedinëve. Duhet theksuar se nuk janë terroristë. Kur kemi marrë përsipër pranimin e tyre kemi marrë përsipër edhe përgjegjësitë. Edhe ata vetë janë të përgatitur, kanë një sistem mbrojtës”, u shpreh Klosi.

Më tej ai theksoi se Iranianët treguan që i kanë mundësitë për të sulmuar.

“Iranianët e bënë detyrën, treguan se i kanë mundësitë për të sulmuar. Të dy palët treguan që nuk është kollaj të përplasesh, ky ishte qëllimi i të dyja deklaratave që u bënë nga ana e SHBA-ve dhe Iranit”, u shpreh Klosi.


Shtuar 9.01.2020 09:12