LAJMI FUNDIT/ Qytetari kërcënon me vetëvrasje: Jam jetim! Shteti më ka lënë rrugëve (VIDEO)
Mësohet se qytetari që ndodhet sipër vinçit që përdoret për punimet në Stadiumin "Qemal Stafa" kërkon ndihmë nga shteti me argumentin se është jetim.

Policia ka bllokuar rrugët në zonë me qëllim lejimin e shërbimeve zjarrfikëse që të zhvillojnë operacionin e shpëtimit.

Hipja në lartësi duke kërkuar zgjidhjen e problematikave të ndryshme është kthyer në trend kohët e fundit në Shqipëri, ku qytetarë të ndryshëm zgjedhin këtë formë proteste për të tërhequr vëmendjen tek problematika që ata kanë. /Albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori