Tensionet në veri anulojnë aktivitetin e “Defender Europe 2023” në Kosovë

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka bërë që të anulohet aktiviteti i paraparë për të martën në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës njoftoi se, për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parapara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen.

Nga 21 maji, Kosova është bërë mikpritëse  e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”, [Mbrojtësi i Evropës 2023].

Është paraparë që këto stërvitje të zgjasin deri më 2 qershor dhe në to të marrin pjesë mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me 24.000 ushtarakë të 25 vendeve të NATO-s./albeu.com/


Shtuar 30.05.2023 07:39