Ky është fjalimi i “famshëm” që Melania Trump i kopjoi Michelle Obamas (VIDEO)

Melania Trump do të vendoset së shpejti në Shtëpinë e Bardhë për të zënë vendin e Michelle Obamas.

Por, bashkëshortja e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve nuk do ta ketë të lehtë të konkurrojë arritjet e një prej Zonjave të Para më të suksesshme që ka parë ndonjë herë Amerika.

Madje shumë njerëz po kërkojnë që Michelle Obama të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2020.

Iniciativat e saja në edukimin e vajzave, të ngrënit në mënyrë të shëndetshme dhe prindërimi kanë lënë një impakt të madh tek amerikanët.

Por ata që kanë rënë me shumë në sy kanë qenë fjalimet e saj që kanë frymëzuar me mijëra gra në gjithë botën.

Nga ana tjetër Melania ka dhënë vetëm disa fjalime, dy prej të cilëve ajo është akuzuar për plagjaturë pra për kopjim të fjalimeve të përdorura më parë nga Michelle Obama.

Më sipër mund të shikoni se sa të ngjashëm ishin fjalimi i Michelle i mbajtur më 2008-ën me atë të përdorur nga Melania Trump këtë vit. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016, ora 22:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori