Ky është vendi ku u vra Ardian Ibrahimi (VIDEO)
Pëlqej
Ardian Ibrahimi u vra nga policët serbë dhe dy vëllezërit e tij, Alberti dhe Albioni janë plagosur në të njëjtin sulm.

Të tre vëllezërit kanë shkuar për të prerë dru në mal, por në rrugën e kthimit janë ndalur nga një polic serb, që ka shtënë në drejtim të shqiptarëve.

Sipas njërit prej vëllezërve, Albionit, Ardiani është vrarë brenda kufirit të Kosovës dhe se nuk e kanë kaluar kufirin për në Serbi.

18-vjeçari Ardian Brahimi nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga automatiku, ndërsa dy vëllezërit e tjerë, Alberti 19 vjeç dhe Albioni 16, edhe pse me plumba në trup kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa ndodhen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Albioni paraqitet në gjendje më të mirë, ndërsa Alberti nuk është në gjendje të flasë dhe rrezikohet të ndërrojë jetë.

Në videon e mësipërme tregohet edhe vendi ku tre vëllezërit u përballën me policinë e Serbisë e ku rezultoi një gjakderdhje e vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori