522 mijë euro të padeklaruara, pronari i autobusit “kyç” gojën para policisë

Elidon Çela, shoferi dhe pronar i autobusit ku ditën e djeshme e gjetën dhe sekuestruar 522 mijë të padeklaruara ka “kyçur” gojën  në polici.

Lushnjari nuk ka pranuar të bashkëpunoje me policinë për të zbuluar origjinën  e eurove të gjetura në autobusin e tij që vinte nga Italia dhe bënë linjën Padova – Shqipëri.

Në këto kushte policia është e bindur se sasia e eurove u përket grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Padovas.

Mësohet se dëshmia e parë e Çelës ka qenë se ai do të flasë vetëm në prani të një akovati mbrojtës./albeu.com