Kush i përgatit fjalimet e Bashës? (VIDEO)
Pëlqej
Fjalimi i Lulzim Bashës pas mbledhjes së grupeve parlamentare të opozitës dhe i Sali Berishës sot, ngjajnë si dy pika uji. Kjo shihet qartë edhe nga leximi që i bën Basha deklaratës së shtypur në letër.

“Z. Berisha është thjesht një deputet dhe anëtar i PD-së dhe unë do të mbështes të gjitha vendimet e opozitës, por vendimet e krerëve të opozitës janë njëra anë, shkelja e konsensusit është gabim fatal”, tha Berisha i pyetur për hapat e mëtejshëm të opozitës, shkruan gazeta Shekulli.

Gjatë fjalës së parë të Ramës në Kuvend, grupi parlamentar i PD-së braktisi punimet pa vendim. Deputetët e saj shoqëruan nga pas Sali Berishën edhe pse ai është një deputet i thjesht pas asnjë funksion drejtues në strukturën e PD-së.
Shtuar më 03/10/2013, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori