Kush e vrau Ahmet Krasniqin? (VIDEO +18)
Pëlqej
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi është vrarë para 16 vitesh dhe ende sot e kësaj dite nuk dihet se ku janë eshtrat e tij.

Ndërkohë, në kanalin You Tube është publikuar një video, ku shihen persona që marrin pjesë në varrimin e tij në Tiranë.

Në këtë xhirim, përveç familjarëve dhe miqve të Krasniqit të ndjerë, shihen edhe disa prej ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës (si kryetari i tashëm i LDK-së, Isa Mustafa - atëherë ministër i Ekonomisë dhe Financave), deputetë të Kuvendit të Kosovës që kishin shpallur Republikën e Kosovës (ndër të cilët Ilaz Ramajli, atëherë shef i Zyrës së Kosovës në Tiranë), si dhe personalitete të shumta shtetërore, politike e publike të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ahmet Krasniqi u ekzekutua më 21 shtator 1998 në Tiranë.

Trupi i pajetë i tij prehet pranë Azem Hajdarit dhe vrasësit akoma nuk janë zbuluar.

Kujdes! pamjet janë të rënda. Nuk preferohet të shihen nga persona nën moshën 18-vjeçare/albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori