Kush çfarë hante, ballistët pula apo komunisët koka njerëzish?! (VIDEO)
Në tryezën e partive të vogla ku po diskutohej për paketën e propozimeve për reformën zgjedhore, batutat dhe polemikat mes Ramës dhe Alimadhit përbënë pjesën më të rëndësishme të takimit, duke e kaluar diskutimin nga një çështje serioze në akuza dhe kundërakuza banale dhe të pakuptimta, shkruan Portali Albeu.com.

Në fakt këto polemika nuk kishin të bënin aspak me reformën zgjedhore. I gjithë debati filloi pas ironisë së përdorur nga ana e Z. Rama i cili filloi të hidhte fjalë për Partinë Balli Kombëtar.

I menjëhershëm ishte reagimi i Adriatik Alimadhit dhe Artur Roshit.

Ndiqni debatin e plotë në videon e mësipërme.

Ja një pjesë e debatit:

Rama - Roshit: E the dhe vetë se edhe në burg të ka funksionuar ndaj mos ndërprit se po të ishe kaq i fortë ndërprisje Enver Hoxhën jo mua, sepse unë jam pjesë e një tjetër reforme. Në kohën e luftës kishit frikë nga gjermanët, po tani nga se keni frikë.

Roshi: Votat janë transparente por si ke marrë nëpërmjet ligjit. Këto na trego e jo përralla.

Milo: Ju lutem mos replikoni

Rama: Unë nuk ndërpreva njeri. Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur në bark.

Roshi: Me këto pseudo batuta nuk funksionon

ALimadhi: Ju Rama keni nxjerrë njerëzit zvarrë në burgje. Ty nuk të shkon të shprehesh kështu, lëri pulat. Se ju keni ngrënë koka njerëzisht. Këtu e gjete tit ë flasësh për ballistët.

Rama: E kam pikë të dobit Ballit Kombëtar.

Alimadhi: Nëse e ke pse zgërdhihesh.

Rama – Milos: A mund t’i mbash në rresht ti këta? Se asaj pune s’keni çfarë t’I bëni.

Alimadhi: Mos u shpreh më kështu se është hera e dyte që merreni me pulat dhe ballistët. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2012, ora 00:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori