Kurti nuk pranon të dorëzojë detyrën: Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt (VIDEO)
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu është drejtuar qytetarëve përmes një video, pas votimit të Qeverisë Hoti.

Kurti ka numëruar disa nga sukseset e qeverisjes së tij, teksa ka shtuar se Qeveria Hoti është e kotë.

“Sot janë bërë katër muaj që jam zgjedhur kryeministër, kurse nesër më nuk do të jem në këtë zyre.Katër muaj qeverisje e mirë, 39 mbledhje të mira të Qeverisë. 213 vendime që e kanë bërë shumë më të mirë politikën në Kosovë. Dua t’ju falënderojë të gjithë juve për mbështetjen, administratën publike për punën, kabinetin qeveritar për mbështetjen dhe këshilltarët e mi për sugjerimet e tyre.

Kemi dëshmuar se është e mundur të qeverisim pa Listën Serbe dhe duke mos u varur prej saj. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Kjo qeveri është e paligjshme.
Kjo është qeveria koti. Ne jemi alternativa”, thotë ai.

Në fund të videos, Kurti ka paralajmëruar rikthim në pushtet, teksa ka bërë të ditur se nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin te Hoti.

Nesër nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt, tha Kurti.
Shtuar më 03/06/2020, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori