PD i përgjigjet Berishës: Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët

Partia Demokratike i është përgjigjur menjëherë ish-kryeministri Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit se kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” janë ata që do të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet e 6 marsit në bashkitë pa kryetarë.

Në përgjigje, PD thotë se kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët.

Reagimi i PD:

Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 12:23