Kur Fehmi Lladrovci paralajmëronte dënime të merituara për tradhtarët
Është bërë publike një video e nëntorit të vitit 1997, ku shihet heroi kombëtar Fehmi Lladrovci, së bashku edhe me përfaqësues tjerë të LPK-së, duke thënë se çdo tradhtar do ta merr denimin e merituar dhe se askush nuk do të falet, raporton Gazeta Express.

Në një video të rrallë të publikuar në rrjete sociale, shihet Lladrovci derisa thotë se LPK e ka të saktësuar se nëse vjen lufta, në statutin e tyre e programin do të vazhdohet me Bashkim kombëtar. Tutje, thuhet se deri më tani është kundërshtuar okupuesi me protesta e demonstrata.

“Lëvizja Popullore e Kosovës prej që vepron e ka në plan program dhe statut se Kosova është Republikë me të gjitha viset e banuar me shqiptarë, veprimtaria e ka pas të saktësume se nëse vjen te lufta… bashkimi i trojeve shqiptare. Meqenëse kushtet dhe rrethanat kanë qenë më herët se ka mundësi që me protesta dhe demonstrata të arrihet shpallja e republikës. Këtë me siguri që do të ishte bë edhe realizim i kësaj po se ta kishin përkrahë Rrahman Morina e Azem Vllasi”, thotë Lladrovci në këtë tubim.

Në atë vit, kur edhe kishte dalë në skenë UÇK-ja, Lladrovci kishte thënë se nuk kishte mbetur më vend për t’i falur ata që tradhtonin. Kësaj here sipas tij të gjithë ata do të merrnin dënimin e merituar.

“Edhe sot kur UÇK-ja del në skenë duke i marrë përsipër aksionet çlirimtare, prap disa mundohen ti akuzojnë dhe t’i quajnë terrorista. Por përparësia është këtu, nëse njëherë e kemi shtri dorën e pajtimit dhe ju kemi dhënë të drejtë dhe kriminelëve dhe tradhtarëve, kanë qenë shqiptarë dhe i kemi falë, këtë herë nuk ka falje, për çdo tradhtar do ta marrë dënimin të merituar me kohë dhe të saktë”, thotë ai në përfundim të kësaj video.
Shtuar më 28/09/2019, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori