Edhe pse ka 5 muaj që ka hyrë në fuqi, ligji antiduhan nuk respektohet. E nëse autoritetet do të fillojnë të bëjnë kontrolle, atëherë duhet t’ia nisin nga zyrat e qeverisë. Siç shihet qartë, aty konsumohet duhani edhe pse neni 11 i ligjit, ndalon pirjen në hapësira publike, ambjente pune etj.
Ndoshta ky zyrtar vepron bazuar mbi parimin që rregullat janë për t’u thyer. Pajmet janë xhiruar nga “Standardi.info” në ministrinë e Drejtësisë. Sipas Ligjit në fuqi,
institucioni të
cilit i takon ky zyrtar duhet të gjobitet me 3000
euro, personi përgjegjës për hapësirat 500
euro, kurse zyrtari në fjalë me 50
euro.
Mbetet për t’u parë nëse do të vendoset ndonjë gjobë, që gabimi të mos përsëritet më. /Albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013,
ora 14:21