Kur Dritëroi qesëndiste Jozefinën me poezi (VIDEO)
Shkrimtari Fadil Kraja ka thënë se shprehja më e famshme e Sali Berishës në fillim të viteve ’90 ishte: Opozitarë por vëllezër!

Teksa kanë kaluar dy dekada, shkrimtari rrëfen për mikrofonin e Ora News se këtë parim e zbatoi më së miri Dritëro Agolli.

Shkrimtari kujton se i ndjeri Agolli kritikonte edhe të majtën dhe godiste edhe Fatos Nanon kur rrihte gjoksin për meritokraci, të cilën shkrimtari e quajti shkërdhatokraci.

Ah moj Jozefinë, gugushe në thekën

Për ty Fatos Nano mban fjalim pa mjekër

Ah moj Jozefinë zogës nën koritë

Për ty Namik Dokle hidhet në opozitë

“Ai ishte i pajtimit, paqes dhe mirëkuptimit”, thotë shkrimtari Fadil Kraja.

Pak ditë më parë, Topalli tha se Agolli dhe disa deputetë të tjerë socialistë i kishin shkruar poezi në Parlament./Albeu.com/


Shtuar më 08/02/2017, ora 20:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori