Aksidentohet autobusi në kryeqytet, urbani i Kamzës del nga rruga, pasagjerët zbresin të frikësuar

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në Tiranë.

Urbani i linjës së Kamzës ka dalë nga rruga e për pasojë ka hipur në trafik-ndarëse. Për fat të mirë nuk ka patur persona të lënduar.

Burime për mediat bëjnë me dije se pasagjerët të cilët ndodheshin në urban zbritën të frikësuar, ndërkohë nuk dihet shkaku i cili ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i autobusit./albeu.com/


Shtuar 12.04.2023 14:22