Kujtohen Balluku dhe Veliu, shkojnë në Qafë Thanë ku ka me dhjetra qytetarë të bllokuar (VIDEO)
Ministrja Belinda Ballu është ‘kujtuar’ që të shohë nga afër situatën e dhjetëra qytetarëve që persona prej dhjetë orësh në Qafë Thanë.

Bashkë me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtorin e ARRSH-së, Ergys Verdho, Balluku ka shkuar në Qafë Thanë.

Pavarësisht vizitës së Ballukut, qytetarët vijojnë të jenë mes dëborës për dhjetë orë me radhë.

Prezanca e ministres, pa borëpastruese dhe pa mjete për transportin e tyre, nuk ua lëhtëson gjendjen grave e fëmijëve që ndodhen në të ftohtë e temperatura minusr prej orësh të tëra.

Që nga ora 12 e mesditës së sotme, në Qafë Thanë janë bllokuar dhjetëra qytetarë, mes tyre fëmijë e gra shtatzëna. Përmes mediave, qytetarët e bllokuar bënë apel dhe kërkuan ndihmë nga shteti që tu lirojë rrugën, ndërkohë që ka edhe nga ata që kanë braktisur makinat dhe kanë marrë rrugën me këmbë.

Në Krujë, Fushë Krujë, dhe në Malësinë e Krujës janë bllokuar 3000 banorë, pasi dëbora në rrugë ka shkuar 50 cm dhe akset rrugore të saj janë të pakalueshëm edhe për shkak të ngricës.
Shtuar më 14/02/2021, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori