Kufoma transportohet me kamionçinë, procedim penal edhe drejtorit të spitalit Lezhë (VIDEO)
Policia nis procedim penal ndaj drejtoritspitalit të Lezhës por edhe ndaj dy mjekëve në lidhje me skandalin e transportimit të kufomës me kamionçinë nga policia pas refuzimit për dërgimin e autoambulancës për të transportuar kufomën.

Policia informon se procedimi penal nisi ndaj Nevruz Bares, drejtoritspitalit dhe ndaj P. L, vjeç 42, banues në Lezhë, me detyrë mjek ligjor, pranë spitalit rajonal Lezhë dhe A B vjeç 43 , banues në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, me detyrë mjek pranë spitalit rajonal Lezhë.

"Procedimi ndaj tyre filloi: Pasi gjatë ditës së djeshme nuk kanë vënë në dispozicion ambulancën për transportimin e një kufomë megjithëse ishin njoftuar nga Salla e Komandimit të D.P.Q nuk kane vepruar", thuhet në njoftimin e policisë.

Paraditen e djeshme mediat filmuan efektivë të Policisë së Lezhës teksa vendosnin trupin e pajetë të një 60-vjeçari në një batanije dhe më tej e vendosin në karroceri. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2015, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori