Ku ishte Drejtori i Policisë kur Shkodra u trondit nga shpërthimi me eksploziv (VIDEO)
Pëlqej
Nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka, kur u dëgjua zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren.

Ora 10:30 (13 janar 2018) një sasi tritoli ishte vendosur në hyrje të një godine dy kateshe në lagjen “Rus” prej ku mbeten të plagosur 8 persona, shkruan Ora News.

Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet perreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi.

Dyshohet se objekt i atentatit ka qenë Kulla, por zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende një deklaratë se kush mund të ketë qenë objektiv.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori