Kthjellohet qielli, nis "festa" në Azerbajxhan: Dronët po bëjnë kërdinë në betejë
Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që ushtria azere të riktheje në front dronët me raketa, të cilët gjatë javës së parë të luftës i shkaktuan dëmemëdha Armenë në Nagorno Karabakh.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje nga sulmet ndaj pozicioneve armene duke njoftuar ndërkohë se kanë kapur territore të tjera në Nagorno Karabakhun nën kontrollin e armenëve.

Më herët, ministria e Mbrojtjes së Armenisë publikoi pamje nga ajo që ata e quajnë "kurth ndaj forcave azere", ku duket se një autokolonë qëllohet me artileri të rëndë duke pësuar dëmemëdha.

Lufta është e ashpër në Kaukaz me viktima të shumta nga të dyja palët. Azerët kërkojnë të rimarrin territorin e Nagorno Karabakh, i njohur si pjesë e shtetit të Azerbajxhanit, kurse armenët këmbëngulin në vetëvendosjes duke qenë se popullsia në atë rajon është armene. /albeu.com
Shtuar më 07/10/2020, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori