Mbulohet me mister "vetëhelmimi" i 16-vjeçares në Kavajë (VIDEO)
Vdekja e 16 vjeçares nga fshati Shën e Premte në Divjakë të Lushnjes u raportua në fillim nga burime të policisë si vetëhelmim i vajzës, por më pas të dhënat janë të rezervuara pasi çështja kaloi për hetim në prokurori.

Ndërsa vdekja e Justina Rushit Murrizit është e mbuluar nga misteri nga 11 shkurti kur vajza humbi jetën zija ka pllakosur jo vetëm familjen por edhe fshatin Shën e Premte të Divjakës.

Justina ishte vajza e vogel e familjes pas motres dhe vellait te cilet jashte kameres tregojne se jane ne shok e as vete nuk mbajne mend me.

Nje dite para ngjarjes vajza ka qenë në shkollë , është kthyer në shtëpi dhe ishte ankuar nga dhimbja e kokës. Gjatë natës nuk është ankuar, por në orën 4 të mëngjesit të dates 11 shkurt ka qenë mamaja ajo që ka parë vajzën që nuk ishte mirë.

Menjeherë familjarët e kanë dërguar në spital në Divjakë, më pas në Lushnje e në fund në Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Ndërsa nuk ka një përgjigje zyrtare nga autopsia që i është bërë të ndjerës, vijon hetimi i prokurorisë, shkruan FaxNeWs.

Në karten e regjistrit te vaksinave figuron qe vajza Justina Rushit Murrizi e datelindjes 27.8 .2002 ka bere te gjitha vaksinat e moshes.

Familjarët në spital jashtë kamerave u shprhën në spital se na thanë se vajza është helmuar

“E dërguam në spital në Divjakë, në Lushnje e Tiranë. S’mund të akuzoj njeri që më vrau vajzën. Vajzës i erdhi nga Zoti. Familje dhe njerez shume te mire, vajza model. I njoh prinderit, jane njerez, me te mire ketu nuk ka.”- u shprehën ato.

Por edhe banoret e fshatit flasin fjalë të mira për familjen dhe vajzën.Ato shprehen se familja e vajzes eshte model, jane me arsim dhe te ardhura mesatare jetojne mire, nuk dime një fjalë për ta.

Por humbja e jetës së Justines ka lënë nën zi edhe shkollën ku ajo studionte , shkolla e mesme “Miti Zoi Zaka” në Divjake. Një vajzë model dhe shembullore, e cilëson 16 vjeçaren edhe drejtoresha e shkollës e cila rezervohet të dalë në kamera meqë çështja është nën hetim.
Shtuar më 13/02/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori