Armëpushimi 36-orësh i Putinit, OKB përgatit ndihmat për popullin ukrainas

Një zyrtar i OKB-së ka thënë se armëpushimi i përkohshëm i thirrur nga Rusia është “lajm i mirëpritur”.

Martin Griffiths, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, tha se do të “sigurojë  një mundësi për të dërguar një kolonë ndihme shumë të nevojshme për njerëzit që nuk kemi pasur mundësi t’i qasen  për shkak të luftimeve intensive”.

Zyrtarët ukrainas kanë ngritur dyshime nëse Rusia do ta respektojë plotësisht armëpushimin, dhe alarmet për sulm ajror janë duke u dëgjuar në të gjithë vendin, shkruan Sky News. 

Armëpushimi 36-orësh i shpallur dje nga Vladimir Putin ka hyrë në fuqi, sipas televizionit shtetëror rus.

Rusia tha se do të respektojë armëpushimin sot dhe nesër sepse është koha kur festohen Krishtlindjet Ortodokse.

Por njoftimi është pritur me skepticizëm nga zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë, të cilët thonë se Rusia ka një motiv të fshehtë.

Ukraina ka refuzuar t’i bashkohet armëpushimit dhe tha se ishte një përpjekje për të ndaluar përparimet e Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Putin “po përpiqej të gjente pak oksigjen” duke i lejuar trupat e tij të pushonin, ndërsa Instituti për Studimin e Luftës vlerësoi se Rusia po përpiqej të “dëmtonte reputacionin e Ukrainës”./albeu.com/

 


Shtuar 6.01.2023 15:12