Kryetari i Butelit: Kryqi do ndërtohet, askush s'ka të drejtë ta pengojë (VIDEO)
Banorë të
Butelit, të udhëhequr nga kryetari i Komunës Petre
Llatinovski si dhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së, sot mbajtën protestë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Oliver Spasovski.
Kryetari i Komunës së
Butelit u shpreh para protestuesve se, shpreson se ky zë i tyre do të arrijë aty ku duhet dhe se beson në institucionet.
"Shpresoj se ky zë do të arrijë aty ku duhet, besoj shumë në institucionet, besoj në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Deri tani të gjithë të punësuarit në këtë institucion dëshmuan se janë profesionist dhe kanë ditur sesi ta kryejnë punën dhe ti mbrojnë qytetarët", ka deklaruar
Llatinovski.
Ai shtoi se askush nuk ka të drejtë të anulojë vendimin për vendosjen e kryqit.
Në pyetjen e gazetarëve se pse, insiston për ndërtimin e një objekti
fetar në kohën kur
komuna e
Butelit ka shumë qytetarë të papunsuar ka theksuar se
komuna e tij nuk do të ndaj asnjë denar për ndërtimin e këti objekti
fetar.
"
Komuna e
Butelit nuk ka ndarë asnjë denarë për ndërtimin e këti objekti
fetar. Kjo është nisme e Kongresit Botëror Maqedonas i cili gjithashtu është investues. Ne përmes projekteve kemi dëshmuar se
komuna e
Butelit është vend i qetë për jetesë", ka deklaruar
Llatinovski. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2016,
ora 16:20