DETAJET/ E rrëmbeu dhe e vrau në Malin e Dajtit, autori u rikthye të nësermen për t’i varrosur trupin

Vazhdojnë hetimet mbi vrasjen e Ruzhdi Hoxhës të ndodhur rreth 2 javë më parë në Tiranë, në Malin e Dajtit, në zonën e Qafë Mollës. Biznesmeni Hoxha u vra me armë zjarri nga miku i tij prej vitesh, Fredi Rrushi dhe vëllai i tij. Ndërkohë që autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë në pranga, policia ende e ka të paqartë motivin e krimit të rëndë pasi mes viktimës dhe autorit kishte një miqësi të ngushtë prej shumë vitesh.

Kontakti para krimit të rëndë:

Nga verifikimet është mësuar se ditën që do kryente vrasjen, Fredi Rrushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i ka hapur telefonin, gjë kjo që ngre dyshime për konflikte mes tyre. Mësohet se autori ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit.

Pasi ka mësuar lokalin ku ai ndodhej ka shkuar atje dhe sipas dëshmitarëve nuk ka pasur konflikte. Më pas e ka marre në makine dhe pas largimit te personave të tjerë e ka dërguar ne zonën e Dajtit, ku edhe e ka ekzekutuar.

Provat në vendngjarje:

Pas vrasjes, autori e ka marrë edhe celularin e Ruzhdi Hoxhës dhe për të humbur gjurmët e ka hedhur në një rrugicë.

Madje kamerat që janë në dispozicion të prokurorisë e kanë filmuar rrushin duke zbritur I vetëm nga zona e Dajtit.

Telefoni i biznesmenit Hoxha, përfundoi në duart e një taksisti, i cili e shiti për 10 mije leke te vjetra në një servis dhe është zbuluar nga prokuroria nga qelizat.

Të nesermen ne orën 5.30 të mëngjesit Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit ku ka tentuar të fsheh trupin e viktimës, duke e mbuluar me zhavor e gurë.

Deklarata e autorit:

Ndonëse policia dhe prokuroria pas një pune afro 11 ditore kanë mundur të bien në gjurmë të autorit të dyshuar, Fredi Rushi, ky i fundit nuk pranon të flasë duke vijuar t’i qëndrojë variantit të parë të dhënë në momentin e ndalimit.

Ai ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se nuk ka lidhje me vrasjen dhe ditën kur biznesmeni u zhduk ai e kishte takuar dhe pasi kishin bërë xhiro me makinë e kishte lënë afër banesës në Kamëz.

Por të gjitha këto alibi të tij kanë rënë, pas pamjeve filmike të siguruara nga policia dhe prokuroria si dhe qelizave telefonike të tij dhe viktimës të cilët tregojnë vendodhje ndryshe nga sa pretendon I dyshuari dhe vërtetojnë akuzat e prokurorisë.  /albeu.com/