Kryemadhi bën diversion në PS: Socialistët do votonin me qejf Majkon ose Bushatin (VIDEO)
Opozita e Bashkuar do të punojë për të hapur negociatat e vendit me Bashkimin Europian, duke mos e përjashtuar faktin që zgjedhjet parlamentare të jenë në vitin 2021. Në një intervistë për ABC News, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se opozita është e qartë se me kë është përballë.

Opozitës i sugjeron ta refuzojë uljen në tryezë me Edi Ramën në kushtet kur ky i fundit ka interes vetëm për zgjidhur çështjet e koncensioneve të tij dhe jo krizës politike.

Ka bindjen se me Edi Ramën përballë, opozita mund të arrijë një fitore të thellë pasi do të marrë edhe votat e socialistëve të cilëve i sygjeron edhe emra mbi drejtimin e partisë për ti rikthyer votat e të majtëve.



Edi Ramës i kujton se është produkt politik i Ilir Metës, ndërkohë që është e sigurt se si President i Republikës Meta ka eksperiencën e duhur për të zgjidhur krizën.

Partitë e opozitës së bashkuar kanë paraqitur një platformë për reformën zgjedhore e cila është refuzuar nga kryeministri Rama i cili ka deklaruar se nuk pranon dialog me kushte.
Shtuar më 07/10/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori