Rama bën thirrje në KiE: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e KiE ku ka qenë i ftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi disa çështje por në fund ai bëri një thirrje të fundit: “Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë”.

Edi Rama: Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e rezolutës për akuzat e paprovuara kundër anëtarëve të UÇK-së. Kjo nuk është për hir të Kosovës apo për Shqipërinë, është për nderin tuaj, bota është mjaftueshëm keq, duhen luftëtarë që të luftojnë për to. Por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim, e gjitha ka të bëjë me besimin./albeu.com


Shtuar 12.10.2022 16:42