Gazetarja maqedonase sulmon fizikisht kryetarin e sindikatës së policisë (VIDEO)

Një incident ka ndodhur sot në konferencën për media të Sindikatës së Pavarur të Policisë në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev Todev, është sulmuar nga gazetarja Aleksandra Dukovska.

Siç shihet nga postimet në rrjetet sociale, Dukovska sulmon dhe godet Dellçevin, i cili ikën dhe i largohet asaj, pa dashur të hakmerret. Njëkohësisht ajo i bën me dorë akreditimin e gazetarit.

Pas incidentit, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë ka reaguar me një status në Facebook:

“Derisa në mbarë botën janë GAZETARËT ata që sulmohen, në Maqedoni një gazetare agresive sulmoi kryetaren e sindikatës së pavarur të policisë. “A po e humb durimin dikush dhe po përpiqet të frikësojë ekzistencën e pavarur sindikale me sulm fizik”, ka shkruar Dellçev.

Së fundmi, Dukovska ka pasur një debat të ashpër verbal me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.