Prokuroria te Kadastra e Tiranës, arrestohen disa zyrtarë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka firmosur 6 urdhër-arreste, 5 prej te cilëve punonjës dhe ish-punonjës te Kadastrës, të cilët ne kundërshtim me ligjin lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore nëpërmjet procesit te legalizimit.

Pas hetimeve te kryera nga prokurori Bledar Valikaj ka rezultuar qarte skema e falsifikimit te përdorur dhe te pranuar nga punonjësit shtetërore.

Mes personave ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest është dhe shtetasi Hajdar Sula, i cili thuhet se ka arritur te privatizojë Qendrën Shëndetësore të fshatit Qeha-Shytaj në Petrelë./albeu.com


Shtuar 23.02.2022 15:51