U futën për të notuar në kanionet e lumit Osum, rrjedha e ujit merr para çiftin holandez, gruaja shpëton, asnjë gjurmë nga burri

Rrjedha e lumit në kanionet e Osumit ka marrë para një çift turistësh nga Holanda.

Gruaja ka arritur të dalë në kohë nga lumi, ndërsa bahskëshorti i saj 68 vjeç nuk ka arritur të dalë.

Uniformat blu bëjnë me dije Policia Vendore dhe polumbarët e Repartit Special “RENEA” janë nisur në vendngjarje për të gjetur turistin holandez.

Ndërkohë gruaja 64-vjeçare është paraqitur në spitalin e Çorovodës për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policise

Skrapar/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com/