Tërmeti i fortë godet Turqinë, epiqenda dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Rihter goditi sot pjesën lindore të Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte shtatë kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatya, i cili ka një popullsi prej rreth 441,000 banorësh, tha EMSC.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.


Shtuar 12.08.2023 18:51