Komuna e Bogovinës pa kryetar, rreth 500 punëtorë dy muaj pa rroga (VIDEO)
500 punëtorë në Komunë të Bogovinës, shumica e të cilëve arsimtarë, ka më shumë se dy muaj që nuk kanë marrë rroga.

Që kur Hazbi Idrizi ndërroi jetë, Komuna e Bogovinës ka mbetur pa kryetar, por tani edhe pa ushtrues detyre, i cili ligjërisht është organi i vetëm që mund të nënshkruaj lëshimin e rrogave të punëtorëve.

Dy kandidatët të cilët pretendojnë të zënë vendin e të parit të KomunësBogovinës, Hasan Sejfullai dhe Kurtali Kurtishi, në votim kanë mbështetjen e barabartë, andaj edhe është bllokuar procesi i zgjedhjes së ushtruesit të detyrës.

Bibliotekisti Nebi Ademi tregon për vështirësitë që hasën në mungesë të rrogës, që sipas tij, është burimi i vetëm i shumicës së kolegëve të tij.

“Tash me këtë situatë që na u është krijuar në komunën tonë, me të vërtetë kemi vështirësi në organizimi e jetës normale. Të gjithë jemi me familje, shumica prej neve rrogën e vetmi të vetmen të ardhur. Mund të them lirisht që kemi një kaos në organizimin normal të jetës”, tha Nebi Ademi, Bibliotekist pa rrogë në Komunë të Bogovinës.

Këshilltari i pavarur komunal Bujar Misimi shpjegon edhe më detalisht problemin. Sipas tij, e gjithë kjo mund të merr fund vetëm me kompromis mes dy palëve që pretendojnë karrigen e të parit të Komunës. Ndërsa për bllokimin e këtij procesi, fajëson politikën!

“Inatet të cilët janë paraqitur në këshillin e KomunësBogovinës, janë si pasojë e mendimeve të ndryshme të subjekteve të caktuara, megjithatë duhet të bëhet zgjedhje urgjente. Ne si këshilltarë të disa subjekteve, edhe unë, kemi nënshkruar dhe kemi bërë një kërkesë deri tek kryesuesi i këshillit komunal, që urgjentisht të thirret një seancë dhe të gjejmë një epilog përfundimtarë rreth kësaj problematike”, tha Bujar Misimi, Këshilltar komunal i pavarur në Bogovinë.

Kryetari i Këshillit të KomunësBogovinës në pamundësi për të na takuar, përmes një mesazhi tha se pret që së shpejti të zgjidhet problemi. /tv21/

Shtuar më 03/07/2017, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori