Flet zjarrëfikësi i plagosur në Elbasan pas antentatit ndaj Ardian Çapjas (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në Elbasan ka mbetur i plagosur edhe një zjarrfikësm i cili tentoi të shuante flakët e makinës e cila mund të jetë përdorur për atentat ndaj Ardian Capjas.

Mësohet se brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia. Për pasojë është plagosur njërin prej zjarrfikësve, Dashamir Muhaxhiri 38 vjeç, që po shuante flakët.

Muhaxhiri ka thënë për Abc News se në momentin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ka pasur një si shpërthim, por që nuk e kanë kuptuar në fillim çfarë ishte.

“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë. Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi.


Shtuar 8.06.2020 11:07