Kodheli pranë burrave ngre dolli me raki (VIDEO)
Mimi Kodheli është një ndër ato personazhet që nuk ngutet për të kthyer përgjigje, duke qënë mjaft e thjeshtë dhe me raste edhe diplomatike. Sikundër rastit ndodhur kohë më parë kur operatori e komplimentoi dhe ajo nuk nguroi ti përgjigjej, në një tjetër rast ajo është gjendur mes burrave, duke ngritur dolli me raki.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pirë raki në fshatin Gjorgoz të njësisë Portëz të Bashkisë Fier. Ajo ka marrë pjesë në rindërtimin e urës së Gjorgozit së bashku me zëvendësin e saj Petro Koçi, e drejtues të tjerë të Fierit.

Ura e Gjorgozit u prish nga prurjet e lumit Gjanica në rreshjet e disa javëve më parë. Gjatë ngritjes së dollisë, Kodheli ka thënë se rakia është e mirë sepse është bërë me dashuri.

Burri: Të paçim

Kodheli: Të paça. E mirë rakia, e dashur, e bërë me dashuri. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori