Digjet makina në Kamëz, flakët shkrumbojnë dhe dy mjete të parkuara pranë saj

Foto ilustruese

Ditën e sotme  një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën “Donald Trump”, ku si pasojë janë dëmtuar pjesërisht edhe dy makina të tjera që ndodheshin pranë saj.

Makina ishte në pronësinë e shtetasit D.M, ndërkohë policia njofton se shkaku i zjarrit në makinë dyshohet të ketë qenë aksidentale pas një defekti në motorr.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.11.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorrit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M. Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti. Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com