Klientit i mbetet kafja në fyt, policia i kap pistoletën në brez (VIDEO)
Policia dje ka vënë në pranga një shtetas i cili gjendej në një lokal tek Uji i Ftohtë.

Mësohet se shtetasi u arrestua për armëmbajtje të paligjshme.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B, 39 vjeç, banues në Vlorë, në një lokal në lagjen ''Uji i ftohtë''.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2017, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori