“Kur do te fluturosh”, video e Besit me Ajkën do ju shkri së qeshuri (VIDEO)

Me rritjen e temperaturave shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët pranë bregdetit.

I fundit që e ka treguar këtë gjë ka qenë aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij disa video ku shfaqet me të voglën e tij, Ajka duke vrapuar dhe duke tentuar për t’i shpëtuar dallgëve të detit.

Nga pamjet duket se Besi është rrëzuar në njërin moment, megjithatë Xhensila është kujdesur të filmojë gjithçka mes të qeshurave.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe të gjithë janë shkrirë me këto pamje të Besit me Ajkën.


Shtuar 12.05.2020 07:32