Klajdi Haruni paska mbaruar punë me planet e dasmës, i kërkon Florit dhuratën (VIDEO)
Pasi Flori Mumajesi publikoi këngën e tij më të fundit “Thjesht t’du”, Klajdi Haruni ka shprehur dëshirën për t’u martuar.

Dje kantautori u rikthye në muzikë pas një mungese tepër të gjatë, me një hit kushtuar dashurisë.

Kaq mjaftoi që Klajdi Haruni t’i kërkojë mikut të tij që t’ia këndojë në dasmë këtë këngë.

“Do të doja shumë të ishte kartolina e dasmës sime”, shkruan Klajdi i cili e ka marrë menjëherë përgjigjen e duhur nga Flori:

“E këndon vëllai yt për ty dhe për atë do t’i shkëlqej sytë”.

Klajdi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por para pak ditësh la të kuptohej se zemra e tij ishte e zënë.

I ftuar bashkë me Brunon në “Klanifornia”, Klajdi pranoi publikisht se i rreh zemra për një vajzë dhe me sa duket, gjërat qenkan serioze.

Shtuar më 09/11/2019, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori