Kjo video skandaloze po qarkullon në internet, vallë është e vërtetë?! (VIDEO)
Një video skandaloze në të cilën shihen dy të rinj të cilët abuzojnë me një femër të shtrirë në një dhomë spitali po qarkullon prej dy ditësh në rrjetet sociale.

Nuk dihet akoma nëse kemi të bëjmë me një abuzim apo bëhet fjalë për një lojë të përgatitur e realizuar edhe me dijeninë e vajzës së shtrirë e cila bën rol, shkruan Portali Albeu.com.

Sidoqoftë, janë organet kompetente që duhet të investigojnë dhe të nxjerrin të vërtetën, nëse bëhet fjalë për një abuzim në ambientet e QSUT në Tiranë ashtu siç pretendohet në rrjetet sociale, apo është një video humoristike e përgatitur me vetëdije nga pjesëmarrësit në video.

Konfirmimi i vërtetësisë së videos është i domosdoshëm për të siguruar publikun se ngjarje të këtilla nuk ndodhin në spitalet tona publike, shkruan Albeu.

Portali Albeu.com ka censuruar pjesë të caktuara të videos për të ruajtur identitetin por edhe mbuluar pjesën e turpshme të trupit të femrës të cilat zbulohen herë pas here në video. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 20:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori