Kjo është loja "ngul-shkul' me palmat në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)
Duket sikur punonjësit e kompanisë private që ka në dorëzim mirëmbajtjen e autostradës Tiranë-Durrës janë duke luajtuar "ngul-shkul" palma në segmentin rrugor mbikalimi i Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit.

Ndërkohë që u mbollën me shumë bujë rreth dy vite më parë, disa prej palmave që ndodhën në autostradë u hoqën sot prej aty.

Nga videot e siguara në vendin e ngjarjes shihet që palmat e hequra janë ato të thara, ndërsa përmbytjet e pak muajve më parë në këtë zonë vërtetuan se mbyllja e kanalit të madh në anë të rrugës shkaktoi edhe përmbytjen e saj për disa orë. /Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori