I dhanë fund martesës, por ky veprim tregon raportin befasues mes Fatmës dhe Alfios (FOTO LAJM)

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani ishin kryefjalë e mediave vitin e kaluar me ndarjen e papritur. Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë, por ishte Albeu.com që bëri të ditur për publikun lajmin .

Por, si është raporti mes tyre? Mesa kuptojmë nga mediat sociale ata kamë vendosur të kenë një marrëdhënie të mirë për hir të djalit.

Diçka të tillë e kanë vërtetuar edhe në ditëlindjen e të birit, Noah, i cili ka festuar 3 vjetorin së fundmi. Moderatorja i ka organizuar një festë teksa Alfio ndodhet në Dubai prej kohësh.

Të dy e kanë uruar publikisht në mediat sociale. Dhe mes fotove që Fatma ka postuar ka qenë edhe një krah Alfios ku shfaqen të tre, duke nënvizuar edhe një herë raportin e mirë që kanë.

Teksa Fatma nuk ka folur asnjëherë rreth ndarjes, në prononcimin e tij të vetëm muaj më parë, shefi i kuzhinës shkruante se motivet e ndarjes ishin personale dhe nuk lidheshin me tradhtinë sikurse u përfol.

“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.

Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”, shkruante ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani)


Shtuar 29.01.2023 14:41