Kishte "humbur" për 6 vite, këngëtarja shqiptare rikthehet me një super hit (VIDEO)
Videoklipi i fundit i këngëtares Jehona Sopi, i titulluar “Të shkuara”, u publikua 6 vite më parë, ndërsa një projekt muzikor pa videoklip u bë publik gjatë pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike 2019”.

Mirëpo, kjo mungesë e gjatë e këngëtares duket se ka marrë fund pasi Jehona i është kthyer me zell të madh muzikës.


Ajo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Jena Dashtë” dhe kjo baladë dashurie na bëri për vete.

Muzika e “Jena dashtë” u punua nga Darko Dimitrov ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku.

Jehona i kishte munguar gjithashtu rrjeteve sociale.

Vetëm në nëntor të vitit që lamë pas ajo iu bashkua Instagram-it, si të gjithë kolegët e saj.

Shtuar më 16/02/2020, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori