Kinezët ndërtojnë pallatin 30 katësh për 360 orë (VIDEO)
Pëlqej
Kinezët po befasojnë gjithë botën për keq ose për mirë. Kësaj radhe ata kanë ndërtuar një hotel 30 katësh në vetëm 360 orë. Pra 15 ditë!

Një kompani kineze ka ndërtuar një hotel rreth 17,000 metra katrorë në vetëm 15 ditë pune.

I gjithë ndërtimi është bërë me struktura të qelikut të montuara me njëra tjetrën dhe është aq stabil sa t’i rezistojë edhe një tërmeti 9 shkallë të Rihterit.

Sipas testimeve të bëra nga Akademia Kineze e Hulumtimit të Ndërtesave, ky hotel është pesë herë më shumë tërmet-rezistues sesa ndërtesat e zakonshme.

Ky është ndërtimi i dytë rekord i kompanisë kineze, e cila kohë më parë kishte ndërtuar një ndërtesë tjetër në vetëm 6 ditë. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori