Kiara Tito u detyrua të zgjedhë mes Florit dhe Ledrit dhe s’e pati hiç të vështirë! (VIDEO)
Të zgjedhësh mes Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës, mund të jetë e vështirë, por jo për Kiara Titon.

E ftuar në “Ftesë në 5”, moderatorja u vendos përballë kësaj zgjedhjeje dhe nuk e kishte të vështirë të shkonte me Florin.

Kiara zgjodhi kantautorin e njohur për të dalë në një nga klipet tij, në vend të reperit. Ajo pohoi se e ka shumë përzemër Florin, ndaj dhe do i pëlqente të dilte në një projekt të tijin.

Në një moment të dytë në studio moderatorja u surprizua nga mikja e saj më e ngushtë, Liesa, për të kënduar këngën e saj të preferuar nga Andi Shkoza në studion e ‘Ftesë në 5’.

Kiara tregoi gjithashu se në të ardhmen e sheh veten në programe ‘prime time’, pasi ato formate e bëjnë të ndihen më mirë.
Shtuar më 12/11/2019, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori