Moderatorja e njohur,
Kiara Tito ditën e sotme ka mbushur plotë 23 vjeç. Për t'ia bërë këtë ditë sa më të bukur Kiarës kanë menduar miqtë e saj që e kanë surprizuar në mes të
natës.
Nëpërmjet një videoje në Instastory, ajo ka treguar se ka marrë surprizën më të bukur nga miqtë në mes të
natës.
Dy kolegët e saj, Liesa Haxhiasllani dhe Ardit Murataj, së bashku me miq të tjerë, i kanë trokitur në derë në mesnatë.
Ata e kanë surprizuar Kiarën me një tortë ditëlindjeje me qirinjtë me numrin 23, teksa festonin në pragun e derës.
Kiara i ka hapur derën teksa filmonte dhe e befasuar ka nisur të thërrasë nga surpriza e bukur që mori nga miqtë. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019,
ora 11:22