Aksident me vdekje në Fier, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas policisë  shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftim policie:

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë./albeu.com


Shtuar 4.12.2022 19:23