"Q*het qartë", këshilltarja e Berishës tregon për herë të parë sikletin pas lapsusit të bujshëm (VIDEO)
Erla Mehilli e cila njihet edhe si zëdhënësja e ish kryeministrit Berisha, ka treguar disa nga gjërat që ka përjetuar gjatë punës së saj.

Ajo tregoi se konferencën e parë për shtyp e ka dhënë në vitin 2007 dhe nuk ka qenë aspak e përgatitur, për shkak se pozicioni i punës së saj ishte këshilltare për mediat.

Më tej Erla Mehilli ka terguar edhe konferencën më të sikletshme që ka pasur, për shkak se kishte bërë një gabim fonetik tek shprehja “siç shihet qartë” shkruan tch.

Pjesë nga intervista:

E mban mend deklaratën e parë për shtyp dhe si je ndjerë pas saj?

Erla Mehilli: Patjetër që e mbaj mend dhe hera e parë nuk harrohet kollaj. Konferenca ime e parë ka qenë në vitin 2007, për zgjedhjet lokale. Nuk isha e përgatitur se do dilja në një koferencë sepse pozicionin e kisha këshilltare për mediat. Nuk e mendoja fare që mund të dilja para kamerave. U përgatita, u bëra gati dhe kur kam dalë nga salla e konferencave më dukej sikur kisha lënë paragrafë të tërë pa lexuar. Kisha një tension të paparë, por pastaj njerëzit që me kishin parë në ekran më thanë që dukesha shumë mirë dhe nuk reflektohej ky emocion.

Berisha erdhi tek ti, apo ti shkove tek Berisha?

Erla Mehilli: Ne kryetarët i zgjedhim një herë në katër vjet kur votojmë për ta, pastaj pjesën tjetër e marrin ata iniciativën. Zgjedhja është nga lartë poshtë dhe jo nga poshtë lartë.

Pra meqë ai të zgjodhi, të zgjodhi për pamjen apo për aftësinë që ke?

Erla Mehilli: Tani po të më pyesësh mua unë do doja të thoja për të dyja, pse jo.

Ti çfarë ke kuptuar në 10 vite të eksperiencës me Berishën?

Erla Mehilli: Për aftësitë pa diskutim. Për pamjen do kisha ikur me kohë.

Cili ka qenë momenti më i suksesshëm që ti ke kaluar ndonjëherë në ndonjë konferencë shtypi?

Erla Mehilli: Momenti më i sikletshëm pa qenë një lapsus që kam bërë gjatë një konferencë për shtyp, të cilën e kalova me sportivitet.

A mund të na e kujtosh pak atë lapsusin?

Erla Mehilli: “Siç shihet qartë”. Se mund të rrezikoja ta bëja qartë, nuk i dihet.

Erla nuk e ke thënë kështu, se e ke thënë ndryshe.

Erla Mehilli: E di.

Pse shkon gjuha aty ku dhemb dhëmbi?

Erla Mehilli: Ai është një lapsus fonetik. Sa për dhëmbët mos u bëj merak se mamin e kam dentist dhe për dhëmbët nuk e kam problem.

E pyetur se çfarë ndjesie është të jesh kushërirë e kryeministrit Rama, ndërkohë që punon me ish-kryeministrin Sali Berisha, Erla tha se nuk ka ndonjë kënaqësi të veçantë për shkak se nuk e ka njohur personalisht.

“Të kesh kushëri Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë. Nuk është se kam ndonjë kënaqësi të veçantë që jam kushërira e tij sepse nuk e kam njohur personalisht. Nëse do ta kisha njohur ndoshta mund të kishte qenë pak e sikletshme.

Duke qenë se ai në një pasazh të librit kurbani e ka përmendur këtë fakt kam përshtypjen se më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë” – u shpreh Erla Mehilli.


Shtuar më 27/01/2020, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori