Këshilltari i Bushatit: I vetmi ministër i Jashtëm që uli Shqipërinë të barabartë me grekët (VIDEO)
Pas shkarkimit si ministër i Jashtëm i Shqipërisë për Ditmir Bushatin kanë ardhur shumë reagime si negative ashtu edhe pozitive.

Një prej tyre është edhe ish-këshilltari i tij, Glevin Dervishi, i cili ka lavdëruar mjaftë punën e bërë nga Bushati në 5 vitet si ministër i Jashtëm, shkruan Albeu.com

Ndër të tjera Dervishi thotë se Bushati është i vetmi minister i jashtem qe e uli Shqiperine te barbabartë me grekët.

Postimi i Plotë:


"Mirënjohjen më të thellë për Ministrin e Jashtëm më kurajoz që ka pasur vendi ynë! Njeriu i cili e përfaqësoi denjësisht Shpërinë, duke e ulur atë pëballë Greqisë si të barabartë dhe guxoi të thyej çdo tabu me dinjitet për të kërkuar maksimumin. Ministër Ditmir Bushati, faleminderit për punën e bërë për vendin dhe këtë e them mbi të gjitha si qytetar sesa si një anëtar i ekipit tënd që pata fatin të jem krahë teje në këto procese historike! 🤝Faleminderit!"
Shtuar më 30/12/2018, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori