Kërkojnë mbylljen e kufirit me Shqipërinë (VIDEO)
Pëlqej
Banorët e Orqushës së Dragashit kanë kërkuar mbylljen e kufirit me Shqipërinë.

Ata kanë protestuar, duke kërkuar mbylljen e kufirit, për shkak se siç thonë ata, ka shumë vjedhje që kryhen nga persona që hyjnë nga Shqipëria.

Problemet janë të përbashkëta. Ndaj, ne kërkojmë ndërhyrjen e institucioneve për zbatimin e ligjeve, në mënyrë që të zgjidhim problemet. Ne si fshat kërkojmë që organet që mbrojnë të drejtat e pakicave etnike, të dëgjojnë zërin tonë. Duhet që institucionet e Shqipërisë të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, për të eliminuar fenomenin”, është shprehur një banor.

Banorët kanë shtuar se kanë frikë të qëndrojnë në shtëpi, pasi kanë frikë se mos i vjedhin. /albeu.com/


Shtuar më 01/08/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori