Kerim: Ta lemë komisionerin Hahn të kryejë punën e tij (VIDEO)
Dr. Srgjan Kerim
Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Dr.Srgjan Kerim ka qënë i ftuar në emisionin 24 në 24 Vesti ku ka folur për situatën aktuale në vend.

"Jemi përballë kontestimit të gjithçkaje që po bën qeveria aktuale nga ana e opozitës, për shkak të së cilës ajo kërkoi edhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtare për dalje nga bllokimi, gjegjësisht situata në qorr sokak në të cilën u futëm muajt e fundit. Tani parashtrohet pyetja, prej kur filloi që të funksionoj ndërmjetësimi nga ana e komisarit të Bashkimit Evropian, ku na çon kjo gjë? Të gjithë besojmë se duhet që të na çoj në dalje nga kjo gjendje dhe kthimin e disa gjendjeve rregullare dhe përmirësimin e disa gabimeve, anomalive dhe funksionimin e keq të sistemin demokratik, duke përfshirë edhe modelin zgjedhor", ka thënë ai.

Sipas Kerim, roli i komisionerit Johannes Hahn në këtë moment është shumë i rëndësishëm dhe nuk ekzistojnë argumente në anën e kërkesës së opozitës për largimin e tij prej bisedimeve.

"Ta lëmë komisionerin Hahn të bëjë punën, dhe unë nuk dyshoj në këtë gjë se ai ka legjitimitet dhe mandat nga BE-ja dhe se detyrat i kryen në formë profesionale dhe korrekte, ashtu si janë përcaktuar nga interesat e BE-së dhe të Republikës së Maqedonisë, për dalje nga qorr sokaku politik", shtoi Kerim. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2015, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori